Pacolli jep një lajm të gëzuar për gjithë shqiptarët: I kemi votat për…

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Kosova i ka siguruar votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Në një intervistë për Interaktiv të KTV-së, ai tha se me pak ditë punë dhe me shumë takime që ka zhvilluar në SHBA ka siguruar vota të reja për anëtarësim në UNESCO.

Megjithatë, ai ka thënë se si parakusht janë dy ligje që duhet të kalojnë në Kuvendin e Kosovës. Ato kanë të bëjnë me barazinë fetare.

“Siç e dini Kosova duhet të aplikojë në UNESCO edhe pse jemi goxha vonë. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe është bërë pak. Unë kam studiuar edhe strategjinë edhe mënyrën e punës si do të bëhet sigurimi i votave. Jam i inkurajuar dhe them se do të kemi votat për UNESCO. Sot kishim një takim shumë të rëndësishëm me një shtet mik që e ka njohur Kosovën dhe në bisedat me të, praktikisht Kosovës i janë garantuar mes 15 dhe 20 vota për UNESCO”, ka thënë ai.

 

 

SHKARKO APP