Pacolli: Koalicioni PAN-AKR u bë me bashkëpunimin e ndërkombëtarëve

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se koalicioni mes PAN’it dhe AKR’së është bërë me bekimin e ndëkombëtarëve.
“Kemi qenë në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë”, ka thënë Pacolli në një intervistë në Klan Kosova.
“Është një punë shumë e madhe e bërë me miqtë tanë ndërkombëtarë, jashtë Kosovës. Nuk mund t’ju them se kush janë ata, por janë miq të mëdhenj të Kosovës. Në ora 3 më kanë ardhur dokumentet dhe garancionet që unë mund të ec përpara. Nuk kam vepruar asgjë pa dritën e gjelbër ndërkombëtare”, ka theksuar kreu i AKR’së.
Pacolli e ka cilësuar pjesëmarrjen e tij në koalicionin LAA si humbje kohe.

SHKARKO APP