Pacolli pro ”Open Balkan”: Ndihmon Kosovën për afirmimin e saj si shtet i pavarur
Nisma ”Open Balkan” mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjithmonë prodhon lajme nga debatet mes vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e mbështesin, si Kosova.
Por ish-presidenti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli deklaron se është mbështetës i Ballkanit të Hapur. Ai thekson se nuk mund të jetë në jehonën e atyre që nuk njohin parimet e “Ballkanit të Hapur”.
”Unë nuk mund të jem në jehonën e atyre që vetëm flasin e nuk dinë çfarë flasin. Unë jam mbështetës i Ballkanit të hapur, kam qenë mbështetës i idesë edhe më përpara. Kur kam qenë President, kam ardhur në Shqipëri dhe kam folur për një rajon me tregti të lirë, një rajon që do të kthehej në një paradhomë, për të hyrë në atë sallonin e madh të Bashkimit Europian. Unë e di se parimet e kësaj inicitive janë parime që do e ndihmonin shumë Kosovën edhe për afirmimin e saj si shtet i pavarur edhe në ekonominë e saj edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës”,-tha për ”Vizion Plus”.