Pacolli: Qeveria Kurti nuk ka marrë drejtimin e duhur, tendenca diktature, prandaj duhet të shkojë

Në një intervistë për Ora News, ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli u shpreh se qeveria e Kurtit filloi të shkatërroi duke ndërruar çdo gjë që nuk ishte e Vetëvendosjes.

Ai shtoi se Kurti i ka thënë t’i tregojë vendndodhjen se do të ballafaqohej me të së bashku edhe me policinë.

Behgjet Pacolli: Dita e mirë qeveria shihet në mëngjes. Qeveria e Kurtit filloi të shkatërroi duke ndërruar çdo gjë që nuk ishte e Vetëvendosjes. Qeveria Kurti ka treguar se nuk ka marrë drejtimin e duhur, prandaj duhet të shkojë. Ashtu sikurse e kam votuar, se kam pasur besim se do të marrë drejtimin e duhur. 

Kam hezituar që të votoj për rrëzimin kësaj qeveria, por me kohë jam bindur se në këtë kohë ky rrëzim ka qenë një akt i drejtë. 

Kam parë që në Kosovë ka një tendencë që të kthehet në diktaturë e parë, si në vitet ’70 në Tiranë. Vendi ynë është i drejtuar në perspektivën euroatlantike. Inatet dhe hakmarrjen duhet ta lëmë pas. 

Kurti më tha se më trego vendndodhjen se do të ballafaqohemi dhe do të vij me polici. Ky është shembull diktatorial. Unë Albin Kurtit nuk jam kam përmend emrin, nuk e kam kritikuar. Ashtu, nuk mungon ministri i mbrojtjes, që del për shtyp dhe thotë z.Pacolli duhet të deklaroni se ku jeni, se do t’ju arrestoj në çdo cep të Kosovës. 

SHKARKO APP