Pacolli replikon me homologun spanjoll: Pavarësia e Kosovës është sipas ligjit ndërkombëtar

Kundër të drejtës ndërkombëtare e konsideroi Josep Borrell, ministër i Jashtëm i Spanjës, pavarësinë e Republikës së Kosovës. Por këtë deklaratë të bërë në Beograd e ka kundërshtuar Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Tëitter’, Pacolli thotë se pavarësia e vendit të tij është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe i sugjeron Spanjës që ta pranojë vendimin e shqiptarëve.

“Pajtohem plotësisht me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell se Kosova nuk mund të krahasohet me asnjë situatë tjetër. Pavarësia e Kosovës është në linjë me ligjin ndërkombëtar dhe si rezultat i spastrimit etnik të kryer nga Serbia, si dhe shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë. I sugjeroj Spanjës që të njoh Kosovën”, shkruan Pacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?