Pacolli: Serbia aktivizoi dy brigada përgjegjëse për vrasjen e 350 shqiptarëve në Gjakovë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë Aleksandër Vulin, për rikthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale serbe, duke thënë se të dyja këto brigada kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 350 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar”, shkruan Pacolli në Twitter. Këtyre dy brigadave në vitin 2006-të iu është ulur grada në batalione.

https://arkiva.kohajone.com/serbia-ringre-batalionet-e-luftes-qe-sulmuan-edhe-shqiperine/

SHKARKO APP