Pacolli: S’jam pishman që ia kam dhënë votën qeverisë Kurti
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është pishman që ia ka dhënë votën qeverisë Kurti. Ai shton se vota u dha në kushte krejtësisht tjera, dhe shton se ishte i bindur se kjo qeveri do të sillte ndryshimin në Kosovë.
“Jo unë nuk i bie pishman, dhe nëse do të kishit me pyet Behgjetin tani po të kthehesha në origjinë edhe njëherë, atëherë kur kam qenë fëmijë, e të më thoshe ke disa variante për t’i zgjedhur, cilin rrugëtim do ta marrësh, sinqerisht them nuk kisha dit me zgjedh diçka tjetër. Në rrugën kur isha nis atëherë, do nisesha prapë.
Votën e kam dhënë në kushte krejtësisht tjera, të urtë, faleminderit, gjentil. Votën ia kam dhënë me bindje, nga vullneti im, se kjo qeveri Kosovën do ta çojë shumë shpejtë përpara dhe do t’i eliminonte ato probleme me të cilat ishin ballafaquar Kosova”,-tha Pacolli në D.P.T te Fidani.