Pacolli: Unë në Kosovë, si Trump në SHBA (VIDEO)

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për ndikimin që do të ketë zgjedhja e një biznesmeni të suksesshëm në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendet tjera, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Ai ka thënë se me zgjedhjen e Donald Trumpit president të SHBA’së, u dëshmua se është koha që shtetet të merren në duar nga biznesmenët dhe njerëzit e pasur, të cilët nuk kanë qëllim të përfitojnë personalisht, por që synojnë zhvillimin e vendeve të tyre.

Pacolli ka treguar se zgjedhja e një miliarderi në krye të SHBA’së ka reflektuar edhe në Kosovë, dhe ai ka marrë mesazhet e para të krahasimit të tij me presidentin e ri amerikan.

Kreu i AKR’së ka thënë se rasti i Trumpit ka reflektuar te qytetarët e Kosovës dhe i ka vetëdijesuar se ka ardhur koha që në krye të vendit të vijnë njerëz që kanë bagazh të sukseseve në fushën e ekonomisë dhe që janë njerëz transparent, për t’i larguar ata që përfitojnë nga pozitat e tyre politike. /Express/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=pU4p6nLjF_w” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP