Pacolli: Urime ushtria më e re në botë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar për procesin e votimit të transformimit të FSK- së në ushtri.

”URIME USHTRIA MË E RE NË BOTË! Dita më e bukur e javës, ngjarja më e bukur e vitit. E gëzofshim Ushtrinë e Kosovës, të sapo votuar! Lavdi dëshmorëve! Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Deri më tani janë miratuar ligjet për Ministrisë së Mbrojtjes me 11 amandamente dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës me 45 amandamente.

SHKARKO APP