Pacolli viziton sot Shqipërinë, takohet me Metën, Ramën, Bushatin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vjen sot për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në kuadër të vizitës së tij të parë jashtë vendit, Pacolli pritet të takohet sot me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Kujtojmë se Pacolli u bë pjesë e qeverisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së partisë së tij AKR me koalicionin PAN.

SHKARKO APP