Padi ndaj Serbisë për gjenocid, plani i Kurtit merr mbështetje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se po bëhen përgatitjet për të ngritur padi ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me argumentin se ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” me seli në Gjenevë e ka përshëndetur këtë vendim të qeverisë së Kosovës.

“Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje me Qeverinë e Kosovës se padia për gjenocid duhet të jetë e përgatitur mirë, në mënyrë që të dalim fitues nga ky proces për arritjen e drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Arritja e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë do t’i kontribuojë paqes në këtë pjesë të botës dhe do të jetë një kontribut për parandalimin e akteve të tilla të shëmtuara në të ardhmen anekënd botës”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

SHKARKO APP