Pako me tritol në zyrën e kryeministrit

Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është vendosur një pako nga “Xhorxh Majkëll”, në të cilën nuk kishte ndonjë dhuratë por dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol.

Sipas Agjencisë së Lajmeve në Kosovë ”FaktePlus”, e gjitha është bërë për të testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë. Nga kjo ka rezultuar se filtrat e sigurisë kanë dështuar dhe 4 punonjës janë shkarkuar nga puna. Kështu janë shkarkuar dy policë, një rreshter dhe shefi i sigurisë parlamentare.

Simulimi është bërë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit, nga Njësia Antiterrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila bën simulime për sigurinë në institucione. Ky simulim vjen pas lajmit se Haradinaj është kërcënuar.

Kujtojmë se Haradinaj po pushon në Jalë që prej ditës së djeshme.

SHKARKO APP