Palmer: SHBA-ja është e kënaqur me dialogun Kosovë-Serbi

“Uashingtoni është shumë i kënaqur me atë që po ndodh në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit”. Kështu deklaroi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, njëherësh Përfaqësues i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës. Palmer nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, rreth pikëpamjeve të ndryshme brenda Bosnjës për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Uashington, si dhe dy propozimeve, atë për të zhvendosur ambasadën e Bosnjës në Jerusalem si dhe për të shqyrtuar njohjen e Kosovës.

“Sot, unë jam në Mostar për të diskutuar se çfarë po ndodh këtu. Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë shumë të lumtura për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë dhe Uashingtoni është shumë i kënaqur me rezultatet e atyre bisedimeve dhe marrëveshjeve që janë arritur”, tha Palmer. Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të dokumenteve të nënshkruara Serbia ka rënë dakord për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, dhe Kosova të vendos marrëdhënie diplomatike me këtë shtet. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se poashtu do të hapin ambasadën në Jerusalem. Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes, anëtarët e presidencës trepalëshe në Bosnje, propozuan që edhe ky vend të zhvendosë ambasadën në Jerusalem si dhe të shqyrtohet çështja e njohjes së Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa për të shqyrtuar njohjen e Kosovës është bërë nga anëtari i presidencës, Zhelko Komshiq dhe tjetra për zhvendosjen e ambasadës nga anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik. Këto kërkesa do të shqyrtohen në dy seanca të jashtëzakonshme të presidencës trepalëshe të Bosnjës më 17 shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?