Paloka: Çfarë meritash ka Rama për Kosovën?

Kryeministri Edi Rama u dekorua sot me Medaljen e Pavarësisë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës që po zhvillon në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Nuk ka vonuar shumë nga ky çmim dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në Facebook ndaj dhënies së këtij çmimi, të cilin e ka kundërshtuar.

“Rama nderohet me Medaljen e Pavarsise se Kosoves per merita ne pavarsine e Kosoves…?!!! A mund te na thote kush se cfare meritash ka Rama ne pavarsine e Kosoves” – shkruan Paloka.

SHKARKO APP