Panairi “Blej Shqip” në Prishtinë më 28 nëntor

Komuna e Prishtinës nënshkroi marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë përmes Qendrës Kombëtare të Panaireve (QKP) nën vartësinë e kësaj ministrie.

Në këtë marrëveshje parashikohet bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për një sërë aktivitetesh në datat 27-28 nëntor 2014 në shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, aktivitetet do të përfshijnë organizimin e Panairit “Blej Shqip” në qendër të Prishtinës me prodhues dhe kompani nga treva të ndryshme shqiptare, koordinimin e takimeve mes kompanive të ndryshme shqiptare për rritjen e bashkëpunimit, si dhe një program të larmishëm artistiko-kulturor, që do të zhvillohet paralel me aktivitetet e Panairit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja mes dy institucioneve u nënshkrua ditën e djeshme nga Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe nga titullarja e Qendrës Kombëtare të Panaireve, Elisabeta Katiaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas KosovaPress, kjo marrëveshje parashikohet të jetë vetëm një hap i parë drejt bashkëpunimit të mëtejshëm në të ardhmen në aktivitete që ndihmojnë dhe promovojnë prodhuesit dhe kompanitë shqiptare duke zgjeruar dhe konsoliduar tregun vendas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?