Pandemia, një shqiptar dhuron 150 mijë euro për Kosovën

Viele Euro Geldscheine

Qeveria e Kosovës ka krijuar një fond të posaçëm me donacionet që vijnë për koronavirusin. Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi deklaroi se deri më sot janë grumbulluar gati 680 mijë euro.

Bislimi tha se ndihma më e madhe që është bërë deri më tani ka ardhur si donacion nga një shtetas i Shqipërisë. Ai ka deklaruar se i njëjti ka dhuruar 150 mijë euro për Kosovën. “Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro”, ka shkruar Bislimi në Facebook

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?