Para Hagës presidenti Thaçi shkon te varri i Adem Jasharit

Pasi takoi Presidentin shqiptar Ilir Meta, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dy ditë para udhëtimit për në Hagë ka vizituar varrin e Adem Jasharit për të kryer nderimet ndaj tij në Prekaz.

Ai do të përballet ditën e hënë me Prokurorinë Speciale në Hagë ku do të pyetet pas aktakuzave të ngritura ndaj tij për rreth 100 vrasje në luftën ndaj Serbisë.

Hashim Thaçi premtoi se nëse aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është e vërtetë, ai do të dorëhiqet si Presidenti i Republikës së Kosovës. Nga Prekazi ai ka dhënë një mesazh të fuqishëm se ‘’Dielli do të lindë përsëri’

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?