Para takimit me Hotin, Vuçiç u drejtohet serbëve për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç para nisjes për në Bruksel, do të zhvillojë një komunikim publik për formimin e qeverisë së re, vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe planet për luftën ndaj Covid-19.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se Vuçiç ka njoftuar se Ministri i Financave, Sinisha Mali dhe ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar do të marrin pjesë në konferencën për shtyp.

Një ditë më parë BE-ja konfirmoi se më 12 korrik Vuçiç do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel.

SHKARKO APP