Paralajmërimi/ “Demarkacioni do ta rrëzojë qeverinë Haradinaj”

Deputeti i Nismës Socialdemokrate në Kosovë, Milaim Zeka deklaroi se ligjvënësit e partisë së kryeministrit Haradinaj, me qëndrimin e tyre kundër versionit aktual të demarkacionit, nuk janë të vetëdijshëm se do ta rrëzojnë Qeverinë.

I ftuar në emisionin “Debat D +” në RTV Dukagjini, Zeka tha se AAK-ja është më këmbëngulëse kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, sesa Vetëvendosja dhe kjo sipas tij është brengosëse.

“Deputetët e AAK-së, në vend se t’i ndihmojnë kryeministrit të tyre, edhe kryeministrit tim, që të dalin nga kjo krizë, ata nuk po e dinë se demarkacioni mund ta rrëzojë Qeverinë. Demarkacioni do ta rrëzojë Qeverinë, në qoftë se nuk kalon. Prandaj këta duhet të ndërmarrin një iniciativë për të gjetur ndonjë zgjidhje”, tha Zeka.

SHKARKO APP