Paralajmërimi i Gjuriçit: Vuçiç do të sjellë një vendim në Kosovë

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën të Serbisë, Marko Gjuric ka deklaruar se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë po e presin me padurim vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi kjo vizitë do të thotë siguri për ata.

“Presidenti Vuçiç do të vijë të shohë të gjithë serbët në Kosovë. Ne presim me padurim këtë dhe ne do të dëgjojmë të gjitha argumentet dhe arsyet të cilat do të sjellin vendimin më inteligjent dhe më të mirë në interes të serbëve dhe Serbisë”, ka thënë Gjuric për RTS.

SHKARKO APP