Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës: Në shtator rritet rreziku nga infektimi me koronavirus!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit, duke paralajmëruar se gjatë muajit shtator, rreziku nga infektimi me këtë virus, mund të rritet. Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan se numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë.

Postimi i Hotit në Facebook

Të dashur qytetarë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit.

Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?