Paralajmëron Vjosa Osmani: Nuk do biem në kurth! Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me përjashtimi nga listat për deputet të shumë figurave politike si dhe për KQZ.

Osmani ka thënë se është ushtruar presion politikisht mbi KQZ dhe se nuk do të tolerojë që procesi zgjedhor të parandalohet dhe tejzgjatet.

Ajo fillimisht tha ajo që është parë dje në mbledhjen e KQZ-së, ka qenë e pa precedent, e pa hijshme dhe e patolerueshme.

“Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në transmetim të drejtpërdrejt në televizion, dje u bë presion marramendës ndaj zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion dhe kërcënime ndaj udhëheqësit të kësaj zyre e cila vepron si e pavarur politikisht dhe rekomandimet e së cilës i drejtohen KQZ-së për vendime kolegjiale.

Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka lënduar procesin zgjedhor dhe integritetin e KQZ-së, por e kemi detyrë që me çdokusht ta shpejtojmë këtë proces. Prandaj në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që të bimë në kurthet që ndërtohen me qëllim që ky proces zgjedhor të parandalohet e të stërzgjatet. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese e të votojnë për këdo që ata e përkrahin“, tha ajo.

SHKARKO APP