Partia e Ramush Haradinajt, do të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme
Në zgjedhjet e parakohshme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të hyjë e vetme në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se “vijë të kuqe” pas zgjedhjeve nuk do të ketë për asnjë parti politike.
Ish-kryeministri i Kosovës u shpreh se do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët e vendit, ndërsa nuk vendosi të komentonte për mundësitë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve lidhur me postin e presidentit.
”Kemi deklaruar që s’kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve, por shkojmë të vetëm në zgjedhje si AAK. Aleanca ka koalicion me qytetarin e vendit, me votuesin e gjitha brezave e moshave. Për situatën pas zgjedhore e kisha lënë pas zgjedhjeve”, tha ai. Kështu u shpreh Ramush Haradinaj pas vizitës që pati në Organizatën e Veteranëve të Luftës OVL-UÇK për nder të “Ditës së Veteranit”.