Partitë politike bllokojnë hyrjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Zyrtarisht, sot ka nisur fushata e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

PDK-AAK-NISMA si koalicion i formuar para zgjedhjeve, tubimin kryesor për hapjen e fushatës do ta mbajnë në Prishtinë, shkruan AktivPress.

E për këtë, tashmë 6 orë para tubimit të paralajmëruar, kanë filluar përgatitjet në sheshin “Skënderbeu” të kryeqytetit.

Organizatorët e koalicionit i kanë vendosur mjetet për binë, pikërisht në hyrje të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur një ditë më parë, se fushata e këtij koalicioni do të nis sot (e mërkurë) në orën 15:00.

SHKARKO APP