Pas Hillari Klinton, edhe Pacolli nderohet me një bust në Sarandë

Një bust i biznesmenit dhe politikanit të njohur kosovar Behgjet Pacollit është realizuar dhe vendosur në qytetin bregdetar të Sarandës, me rastin e 69 vjetorit të tij të lindjes. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale vetë zoti Pacolli, i cili shprehet mjaftë i befasuar.

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret. Gjatë jetës sime, kam punuar shumë për ta bërë popullin tim krenarë dhe për t’i treguar botës se edhe ne dimë dhe mundemi! Ky është një nder i madh për mua sot! Faleminderit nga zemra!”, shkruan Behxhet Pacolli në Facebook.

SHKARKO APP