Pas krijimit të qeverisë, Thaçi takon Haradinajn dhe Kadri Veselin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do zhvillojë sot një takim me krerët e dy institucioneve më të rëndësishme, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.

Zyra e Presidentit ka bërë të ditur për këto takime, duke qartësuar se të parin do ta takojë Kadri Veselin e më pas edhe Ramush Haradinajn. Kryeparlamentarin do ta takojë presidenti në orën 09:30, e më pas shefin e qeverisë e takon në orën 13:30.

Ky do të jetë takimi i parë i tre njerëzve që udhëheqin me institucionet kryesore të Kosovës, pasi bëhet një javë që kur u votua Veseli për të parin e Kuvendit, e 5 ditë për Haradinajn që u votua për në krye të ekzekutivit.

 

 

SHKARKO APP