Pas kritikave për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Thaçi drekon në Stamboll me Erdogan
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me kreun e AKR-së Behxhet Pacollin kanë udhëtuar për në Stamboll. Aty janë takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Takimi vjen disa javë pas telefonatës se Erdogan me presidentin Thaçi për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
Takimi po zhvillohet në Rezidencën Vahdettin në Stamboll por ende nuk dihet arsyeja e kësaj vizite në Stamboll.
Sa i përket telefonatës që Ergogan i kishte bërë palës kosovare duke u ankuar që Kosova dhe Izreali shkëmbyen njohjet, Thaçi para disa javëve kishte dhënë një shpjegim.
Ai deklaroi se i kishte dëgjuar pakënaqësitë e Turqisë dhe Ligës Arabe duke zbuluar bisedën me Erdogan dhe theksuar se ajo pikë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do cenonte raportet me Turqinë.
“Shqetësimet që kemi marrë nga liga arabe, por edhe nga presidenti Erdogan lidhur me njohjen reciproke me Izrealin. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon. Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësore e vëllazërore mes Kosovës dhe Turqisë.”- kishte thënë Thaçi.