Pas marrëveshjes mes PAN-AKR, këto ministri do t’i jepen PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Kadri Veseli edhe pse është më e madhja nga Koalicionin PAN, kjo parti nuk do të udhëheq edhe me shumë dikastere qeveritare. Gazeta Blic shkruan se PDK do ta ketë një zëvendëskryeministër dhe 6 ministri.

Këto janë ministritë:
Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministrinë për Dialog.

Ndërkaq, 2 ministri, atë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera. Nismës ndërkaq i takojnë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale.

Ndërkaq, AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK). Ndërkohë, AKR-ja do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

 

 

SHKARKO APP