Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që javën e ardhshme të zhvillojë një vizitë në Ankara, ku do të takohet me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan.
Ky fakt është bërë i ditur nga ky i fundit gjatë një konference të përbashkët me presidentin Bujar Nishani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi.
“Përkrahja jonë për njohjen e shtetit të Kosovës do të vazhdojë. Javën e ardhshme, Presidenti i Kosovës do të jetë mysafiri im”, pohoi Erdogan. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
/BW