Pas presidentit Vuçiç edhe Vulin del kundër Kishës Serbe për Kosovën
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se Kisha Ortodokse serbe është një nga institucionet më të respektuara në Serbi.
Ai ka thënë se i vlerëson rekomandimet e Kishës rreth çështjes së Kosovës mirëpo këto rekomandime nuk e përcaktojnë politikën e qeverisë serbe.
Vulin ka theksuar se Serbia është një shtet laik ku politikanët marrin vendimet, përcjell lajmi.net.
“Respekt dhe mirënjohje për kontributet e Kishës, por Serbia është një shtet laik, ku politikanët e zgjedhur nga populli i marrin vendimet”.
Kujtojmë se disa ditë më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic kishte deklaruar një gjë të tillë.