Pas Serbisë, Shqipëria e dyta për barrierat e vendosura ndaj Kosovës

Pas Serbisë, Shqipëria e dyta për barrierat e vendosura ndaj Kosovës. Deklarata u bë nga klubi i prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

“E dimë që me Serbinë i kemi problemet, por të jetë Shqipëria e dyta kjo është një fatkeqësi për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve tona, ne kemi pritur dhe kemi shpresuar që Qeveria e Shqipërisë do të reflekton dhe do të marr mesa, duke u bazuar në marrëveshjet që i kemi nënshkruar”, deklaroi Kryetari i Klubit të prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi, tha se janë evidentuar nga bizneset shumë barriera të mbledhura qe një dekadë e më shumë, për të cilat nuk po duket se ka një vullnet politik ose një plan të qëndrueshëm sesi të trajtohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çfarëdo lloj partneriteti që është tentuar të ndërtohet në tregun e Shqipërisë nga kompanitë e Kosovës vazhdimisht ka pasur barriera të ndryshme. Barriera tarifore, jo tarifore e deri te cenimi I investimeve siç ka ndodhur në rastin e kompanisë ‘Elkos”, që po thuajse e ka përjetuar një kontestim politik të pronës së vet tash e sa muaj. Fatkeqësisht nuk ka pasur mbrojtje të mjaftueshëm qoftë nga institucionet tona ose institucionet e rendit, ligjit dhe ato ekzekutive në Shqipëri. Ky është vetëm një rast që e dëshmon që asnjë formë kompanitë tona nuk kanë arrit që deri tash të kenë një pozicion të duhur në tregun e Shqipërisë”, tha Rukiqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, Shqipëria rriti eksportet drejt Kosovës për 25 milionë euro, ndërsa Kosova vetëm me një milion euro rritje.

“Tregtia me Shqipërinë po vazhdon të jetë tregti e një anshme. Nëse i shohim statistikat për pesë muajt e parë të vitit 2019, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur për 25 milionë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa, eksportet e Kosovës për në Shqipëri janë rritur vetëm për një milion. Pa marrë parasysh gjuhën e ëmbël që e përdorin politikanët e Shqipërisë, atë procedurat po i kanë shumë të hidhëta në krah asim me prodhuesit e Kosovës”, tha Panxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?