Pas sherrit shpërthyen plumbat, si u ekzekutua biznesmeni në Serbi, pamjet që tregojnë skenën e luftës
Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i biznesmenit Selatin Janjeva nga Prishtina, mbrëmjen e kaluar, në Serbi.
Mediet raportojnë se pas shkembimit të zjarrit, njëri prej autorë ka qëlluar me breshëri plumbash mbi biznesmenin, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Sipas hetimeve fillestare, para se të vritej Selatin Janjeva e ka plagosur me arme një person, e më pas një person deri më tani i paidentifikuar ka shtënë disa herë mbi të, duke e lënë të vdekur.
Sipas burimeve nga policia, viktima është pronar i një agjencie që merret me transportimin e udhëtarëve dhe mallrave.
Sipas informatave jozyrtare, vrasjes i parapriu një sherri, gjatë të cilës i dyshuari e përdori armën duke shkrepur disa plumba në drejtim të viktimës.
Sipas TVNovi Pazar, në mes Janovës dhe familjes së bashkëshortes së tij ka kohë që ka një mosmarrëveshje. Janova sot ka pasur një seancë gjyqësore me bashkëshorten e tij, ndërkaq sonte ishte i ulur në një lokal në lagjen Jalija.
Sipas dëshmitarëve, aty kanë ardhur me një vetur Xh.P dhe E.SH, e më pas ka ardhur deri te përleshja dhe shkëmbimi i zjarrit, ku Janova ka plagosur Xh.P në këmbë (familjar i bashkëshortes së tij). Më pas armën e ka shkrepur E.SH që ishte vozitës i veturës dhe i ka marr jetën Janovës.
Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se janë dëgjuar disa të shtëna të armës dhe gjithçka dukej si skenë e filmave aksion.
Për këtë ngjarje dëshmon edhe xhirimi i kamerave të sigurisë që shumë shpejt u bë viral në internet.