Pas shkarkimit nga Presidentja, reagon ish-kryetarja e KQZ në Kosovë: Dihet porositësi, do i drejtohem Kushtetueses
Ish-kryetarja e KQZ në Kosovë, Valdete Daka e ka cilësuar si jokushtetues dhe të porositur vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për ta shkarkuar nga detyra.
Ajo deklaron se dihet porositësi i këtij vendimi teksa shton se nga 22 janari i këtij viti ka qenë shënjestër në publik.
Gjithsesi Daka paralajmëron se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të kundërshtuar këtë vendim.
Ditën e djeshme, Vjosa Osmani gjatë takimit me Valdete Dakën i kërkoi dorëheqjen, pork jo e fundit refuzoi. Më pas me një dekret, Osmani firmosi shkarkimin e saj duke e zëvendësuar me Kreshnik Radoniqin.
Valdete Daka u sulmua para zgjedhjeve të 14 shkurtit nga Vetëvendosjes që e cilësonte ‘militante politike’.