Pas vendimit për uljen e pagave në kabinet, Albin Kurti shkarkon nga detyra djalin e Ibrahim Rugovës

Pak ditë pasi mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti vendosi uljen e pagave për kreun e ekzekutivit dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë një vendim tjetër që ka marrë është ‘spastrimet’ në radhët e institucioneve ku mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë.

Mes tyre bie në sy edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Mendim Rogovës.

Mendim Rugova, është djali i të ndjerit Ibrahim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional ndërsa nuk ka informacione nëse do të emërohet në ndonjë funksion tjetër.

Rugova  u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në vitin 2018.

SHKARKO APP