Pas vizitës në Bruksel, Kurti fton në takim kryetarët e partive opozitare, Haradinaj i përgjigjet pozitivisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas vizitës në Bruksel ku mori pjesë në tryezën e Borell mes liderëve të Be dhe Ballkanit Perëndimor, i ka dërguar ftesa për takime kryetarëve të partive opozitare.

Ftesat u kanë shkuar Enver Hoxhajt të PDK, Lumir Abdixhikut të LDK dhe Ramush Haradinajt të AAK, ky i fundit i është përgjigjur pozitivisht.

Takimet priten të mbahen javën e ardhshme dhe do të do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?