Pas Vuçiç, nesër edhe Daçiç viziton Kosovën
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, nesër do të qëndrojë në Kosovë për të vizituar, siç thuhet në një njoftim të MPJ-së serbe, “trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi që gjendet nën mbrojtjen e UNESCO-s”.
“Daçiç do të vizitojë zonat e trashëgimisë kulturore në territorin e Kosovës dhe Metohisë të cilat janë të regjistruara në Listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s – Patriarkanën Pejës, Kishën e Levishës (në Prizren) dhe Manastirin e Graçanicës”, thuhet saktësisht në njoftimin e MPJ-së së Serbisë.
Ndërkaq, theksohet se vizitën e tij në Kosovë, ai pritet që ta shfrytëzojë edhe për të biseduar me klerikët serbë, ku besohet se edhe do të përçojë mesazhe politike në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.