Paskal Milo: Cakaj kishte mungesë komunikimi me Ramën. Shkarkimi i tij nuk ishte surprizë

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar Paskal Milo nuk e ka cilësuar një surprizë largimin e Gent Cakajt nga posti i Ministrit të Jashtëm në Detyrë dy ditë para ndërrimit të viteve.

Duke folur në ‘Open’, Milo thotë se nga një vëzhgim i tij ka konstatuar se mes Cakajt dhe Ramës ka patur një mungesë komunikimi mes tyre.

“Për mua nuk ishte surprizë. Kishte disa muaj që ishte përfolur largimi i tij, kishte një projekt 4 muajt e fundit për zëvendësimin e tij”, tha Milo.

A ka patur një pamundësi komunikimi me Ramën? e pyeti Eni Vasili. “Nga një vëzhgim i ftohtë në fushën e diplomacisë kam konstatur mungesë komunikimi edhe pjesëmarrje të Cakajt në aktivitete të rëndësishme diplomatike dhe të politikës jashtme apo në konferenca të ndryshme ndërkombëtare që sipas traditës ministri i jashtëm shoqëron kryeministrin. Kjo mbetet për tu analizuar. Cakaj nuk justifikoi optimizmin që u paraqit në fillim. Nuk besoj se ishte një ministër i suksesshëm”, tha Milo.

SHKARKO APP