Paskal Milo: Korrigjimi i kufijve i parakohshëm, nxit konflikte të ngrira

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se propozimi për ndryshim të kufijve në Ballkan mund të hapë kutinë e Pandorës. Edhe për ish Ministrin e Jashtëm Paskal Milo, korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktojë precedent të rrezikshëm në rajon.

Paskal Milo: “Çështja e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës është e parakohshme”

Nuk është koha e duhur që Ballkani të përballet me ndyshim kufijsh, pasi sipas Milos qarqet nacionaliste janë ende shumë prezente.

Paskal Milo: “Mund të nxiste konflitet e ngrira për çështjet e kufijve dhe në rajone të tjera”

Gjatë takimit për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve , Ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini u largua në mënyrë demostrative duke i quajtur qëndrimin e Dejan Miletic për dialogun Kosovë- Serbi si teatral dhe të ngjashëm me atë të Vuçiç.

Sylë Ukshini: Kur e dëgjova zotin Dejan, foli bukur. Mu duk se ka kopjuar nga Vuçiç i cili është teatral. Nëse flasim hapur ka shans për pajtim, nëse bëjmë politikë apo retorikë, jo!

Këtë qëndrim të diplomatit, Paskal Milo e shikon në kundërshtim më qëndrimin zyrtar të politikës në Kosovë.

Paskal Milo: Diplomatët duhet të jenë të kujdesshëm kur shprehin mendime e japin deklarata. Duhet të heqin dorë nga deklaratat që shkojnë ndesh me këtë tendencë e frymë”

Duke ju referuar dialogut Kosovë-Serbi, Maqedoni-Greqi dhe Shqipëri-Grëin, Historiani Paskal Milo i shikon shqiptarët si aktorë kryesorë në Ballkan, pasi nuk po lihen më në hije nga shtetet fqinje.

/Ora News

SHKARKO APP