Pazar droge në autostradën Prishtinë – Podujevë, arrestohen në befasi 2 shqiptarë dhe 2 kosovarë

Policia e Kosovës u ka prishur pazarin e drogës, katër trafikantëve, dy shqiptarëve dhe dy kosovarëve, që po bënin shkëmbimin në autostradën Prishtinë – Podujevë.

Policia e Kosovës njoftoi se në magjistralen Prishtinë–Podujevë, gjatë realizimit të një operacioni policor, me 21.04.2017, ka arrestuar katër të dyshuar, pasi janë zënë në flagrancë duke bërë shitblerjen e substancave narkotike.

Në këtë operacion janë konfiskuar rreth 31 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë, dy vetura njëra me targa të Shqipërisë kurse njëra me targa të Zvicrës dhe 6 telefona celularë.

Katër të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

A.J. lindur me 1974, mashkull, shtetas i Shqipërisë,

E.T. lindur me 1969, mashkull, shtetas i Shqipërisë

Z.E. lindur me 1987, mashkull, shtetas i Kosovës dhe

A.E. lindur me 1996, mashkull, shtetas i Kosovës,

Lidhur me këto veprime është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prishtinë dhe me vendim të Prokurorit të dyshuarit e mësipërm janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

SHKARKO APP