PDK-AAK-NISMA arrijnë marrëveshje për koalicion, Haradinaj kandidat për kryeminsitër
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të kandidojnë bashkërisht në zgjedhjet e 11 qershorit.
Mediat kosovare raportojnë se marrëveshja mes këtyre subjekteve është arritur para orës 00:00, dhe pritet qe të aplikojnë zyrtarisht për koalicion parazgjedhor. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, pritet të jetë kandidat i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA për kryeministër.
Mediat kosovare bëjnë me dije se marrëveshja është arritur për këtë dhe për pak minuta lista do të dërgohet në KQZ dhe mësohet se bartësi i listës do të jetë Kadri Veseli.