PDK bojkoton mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit: Vjosa Osmani të rikthejë foton e Thaçit
PDK ka bojkotuar mbledhjen në Kryesinë e Kuvendit të mbajtur nga Vjosa Osmani, me pretendimin se kryeparlamentarja duhet të rikthejë në vendin e vet foton e Presidentit Hashim Thaçi.
Osmani bëri ndryshimin e parë në zyrën e kryeparlamentarit duke hequr foton e Presidentit aktual dhe duke vendosur foton e Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Presidenca e Kosovës dhe PDK reaguan duke thënë se heqja e fotos së Presidentit përbën shkelje të ligjit kurse Osmani tha se nuk e kishte hequr por e kishte zhvendosur në një vend tjetër brenda ligjit.