PE voton sot Projektrezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian dje diskutoi rreth projektrezolutës për Kosovën. Sot pritet që kjo rezolutë të hidhet në votim. Në projektrezolutën për Kosovën, sërish i është bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën të pavarur, që ta bëjnë një gjë të tillë, pasi kjo kontribuon në stabilitetin e në rajon dhe në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë.

Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, ka kërkuar nga autoritete kosovare që të merren më seriozisht me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me shtimin e kapaciteteve të gjyqësorit dhe pavarësinë e tij, si dhe me garantimin e perspektivës për qytetarët e vendit.

Ndërsa, Autorja e rezolutës si dhe raportuesja për Kosovën në Parlament, Ulrike Lunacek u shpreh se pas kësaj rezolutë, prioritet për Brukselin përballë Kosovës duhet të jetë liberalizimi i vizave.

SHKARKO APP