PE-ja kërkon që politikanët serbë të Kosovës të mos ndikohen nga Beogradi

Ditën e parë të punës për këtë vit Komisioni i politikës së jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel do t’ua kushtojë Kosovës dhe Serbisë.

Në rend dite do të jenë debatet për këto dy shtete në leximin e parë të draftit të raporteve të përgatitura nga raportuesit Ulrike Lunaçek për Kosovën dhe David McAllister për Serbinë.

“Koha Ditore” ka siguruar kopjen e draftit të raportit për Kosovën dhe në të, pak a shumë, janë përfshirë pikat e pritura, të cilat shpesh janë përmendur edhe në të kaluarën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka risi sa i përket përsëritjes së thirrjes për 5 shtete anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë, thirrje që është bërë gjithmonë nga Parlamenti Evropian, madje edhe para se Kosova ta kishte shpallur pavarësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?