Për dy muaj rresht vodhi kompaninë ku punonte

Një keqpërdorim i autorizimeve ekonomike ka ndodhur për dy muaj rresht në një kompani në rajonin e Pejës. Të premten e 8 korrikut keqpërdoruesi është kapur dhe është dërguar në burg. “Istog, Viti 2016. Me 08.07.2016 është arrestuar një mashkull shqiptar arkëtar i një kompanie, pasi i njëjti për një periudhë kohore mbi dy muaj, dyshohet se duke përpiluar dëftesa të falsifikuara kishte tërhequr nga arka e kompanisë shuma parash të konsiderueshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan koha.net.

 

SHKARKO APP