Për një ditë, 36 aktakuza dhe 13 persona të ndalur në Kosovë
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza, kundër 42 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta Express. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 13 persona të dyshuar.
Gjithashtu është paraqitur 1 kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 2 personave të dyshuar. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 1 personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 3 persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar 6 persona të dyshuar për 48 orë, ka bërë 1 kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar 3 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur 6 aktakuza kundër 7 personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar 1 person për 48 orë dhe ka ngritur 3 aktakuza kundër 3 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 8 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale./Express/