Për zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë

Nga Ilir Muharremi/Qytetari i Kosovës është skeptik, i habitur, i pa shpresë kur është fjala për votimin e tij të sinqertë ndaj një figure politike. Rivalet  politik deri dje qenë në armiqësi, ndërsa brenda natës u miqësuan dhe dolën në skenë pa fije turpi në kërkim të votës së qytetarit, i cili tashmë, më parë preferon ferrin sesa nga gotat e  politikanëve të pijë verë. Kosova nuk është shtet i madh, sepse shtete e mëdha gjithmonë qenë gangsterë, kurse Kosova është e vogël dhe vepron si prostitutë politike. Republika e krimit përpiqet të jetë universale, së paku përkohësisht, bëhet kinse i bindet ligjit, apo njerëzit tashmë të futur në politikë mjaullijnë premtime, harrojnë se më mirë na bije ta votojmë atë që nuk premton asgjë, ngaqë do të jemi më pak zhgënjyes.

Politikanët dëshirojnë pakufishëm, kjo i bie të pranosh se je i dëshiruar pakufishëm. Ata nuk besojnë kurrë në atë çfarë thonë, andaj edhe befasohen kur të tjerët më shumë i befasojnë. Ata gjithmonë  në mendje kanë atë se  duhet të luftojmë dhe të dominojmë, dhe vetë ligji i kësaj bote është ligj i forcës, kurse makina e tij është vullneti i prirë për fuqi. Këtij vullneti i qëndrojnë prapa të gjithë. Asnjë politikan në media nuk e pohoi se është i pavarur, madje këtë e prisja edhe nga lëvizja Vetëvendosje, ta nxjerrë politikën nga politika. Ata bëjnë të kundërtën, zhyten më thellë në politikë, qytetari është i habitur, por edhe ngucakeq, sepse më shumë pëlqen një humorist pervers, brutal, bizar me fjalor tejet primitiv apo maniakë seksual ta shohë në skenë, besoni ndoshta edhe këta do të fitojnë më shumë vota, sepse vetë populli është kështu. Një pjesë e njerëzve qëndrojnë të zhgënjyer, poashtu mediat, të gjithë e kanë humbur besimin, këtë e ka bërë vetë politika që 17 vjet që operon në Kosovë.

Vetë politika kërkon nga individi ta tradhtoj vendin e tij apo elektoratin. Nëse njeriu duhet të zgjedh ndërmjet këtyre dyjave, më mirë i bie elektoratin. Vetë ky popull është tradhtarë, kjo dëshmon me shpikjen e “Besës”, vetëm tek i pabesi nevojitet Besa.

Nuk ka ndëshkim më të madh se kur të rivendosesh në politikë, të urdhërohesh nga dikush që është më inferior. Këtë ankth Kosova e vuan plot 17 vjet dhe ende tentojë ta shtyj, tash me krijimin e koalicioneve brenda natës: armiqtë bëhen miq. Punë e pistë interesash, thesaresh të shtetit. Vetë politika nuk e duron miqësinë e përjetshme, por interesat e përjetshme, kjo dëshmohet në tërë botën. Paramendojini tre njerëz, të braktisur në një ishull, të izoluar, sikurse Robinson Cruzo. Ata të tretë shumë shpejt do ta shpiknin politikën. Këtë lavire të poshtër me shekuj që e detyroj dhe vazhdon ta detyroj njerëzimin të bëjë punë të liga.

Madje, opinionistët tonë ambicioz, të vegjël, të mesëm, të mëdhenj ja mësyn politikës me sloganin: “koha për fillimin e ri”. Ata së pari luajnë rolin e prostitutave, përshtaten mirë derisa ju lodhen gjunjët, servilen mirë deri në fuqinë e fundit. Harrojnë se përdoren si lecka sepse një politikan mendon vetëm për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë i vërtetë i shtetit mendon të ruajë një brez të ardhshëm. Këtu është dallimi i servilëve me burrat. Frikësohem se burrat kanë vdekur në kohën e antikës.

I dëgjoj kur thirren në shpirtin partiakë, i cili nuk është gjë tjetër veçse një çmenduri e shumë njerëzve për t’i fituar pak vetë. Politika është diplomatike për të gjitha ligjet e xhunglës, vetëm se në xhunglën tonë sundojnë kanibalët.

Fatkeqësisht postet në politikë vendosin për vlerat e atyre që i mbajnë. Analizojeni sa poshtë i kanë hedhur vlerat e kombit duke harruar se ç’vlerë vetes i vënë një komb, atë i vënë edhe të huajt.

Çdo ditë e më shumë që lexoj për politikën, ose shohë debate për të, çdo parti është më e keqe se tjetra. A e dini pse? Në pikëpamje akademike, njeriu përpiqet ta pohoj të vërtetën absolute, kurse në politikë të vërtetën e përshtatin rreth fakteve të tyre. Një thënie thotë: “Një pyetje, që nuk mund t’i përgjigjesh pa paragjykuar qeverinë, nuk është pyetje e përshtatshme për t’u bërë”. Kjo ndodhi derisa u miqësuan, tash ariu polar është në gjumë derisa nuk preken interesat e tij. Dihet se në politikë, partitë që urrehen, gjithnjë kanë bazën e miqësisë. E dini ku e ka epilogun kjo? Tek paraja sepse, paraja për politikën është si nëna që i ushqen me qumështin e saj.

Në fillim me politikë krejt i referohen arenës së moralit, natyrisht për të mbledh vota, kurse në realitet ajo është arenë e interesave.

Kur i shohë në debate, fushata, politikanët, me qëllim të bëhen zotërinj, ata pozojnë edhe si shërbëtor, kjo është lojë e tyre. Nëse ndonjëherë ata vërtetë e thonë realitetin, atëherë elegancën le t’ja u lënë rrobaqepëseve.

Nuk i korrupton pushteti, por frika. Frika se mos po humbasin pushtetin që e ushtrojnë, andaj edhe i bënë koalicionet. Pastaj frika tjetër ndodh tek ata që ndodhin në subjektin e pushtetit mos të pësojnë nga pushteti. Po harrojnë se në këtë botë vetëm vdekja dhe taksat janë të sigurta, kështu së paku ndodh në tërë botën.

Politikanët dështojnë, atëherë kurrë flasin me popullin sinqerisht. Gjithkund kështu jetohet mirë. Po t’i hyja politikës, madje edhe një javë do të më dukej e gjatë. Atëherë, asgjë nuk kërkoj nga politikanët, dhe as ata mos të kërkojnë votën time. Deri më tani të gjithë po bëjnë kompromis të interesave të caktuara. Shumë interesant më duket nganjëherë kongresi, sepse dikush ngrihet, flet dhe asgjë nuk thotë, të pranishmit nuk e dëgjojnë, pastaj e shoh se në fund të gjithë kanë rënë dakord. Çudi e madhe kjo.

Politikën e shohin si sferën më të lartë të arritjeve, kjo mund të vërehet në media. Duhet doemos intelektin, zgjuarsinë ta konvertosh në dinakëri tejet të zhdërvjelltë. Sundimtarët gjithmonë e kanë atë fat që njerëzit s’mund ta mendojnë.

Unë e dua vendin natyrisht, nga dashuria e madhe që kam për të,  kritikoj  politikën, vetëm ata që nuk e duan bëjnë politikë me të. Politika a është kuçkë? Kuqka dhe bushtra janë ato që janë, ndodh që shpesh nuk dinë të bëjnë politikë. Politika është më e poshtër se të dyja.

Çfarë premtuan e çfarë realizuan ish kryeministrat e pasluftës së Kosovës?

1.Hashim Thaçi 1999/2000 – PDK, 2. Bajram Rexhepi 2002/2004 – PDK, 3. Ramush Haradinaj 2004/2005 – AAK, 4. Bajram Kosumi 2005/2006 – PDK , 5. Agim Çeku 2006/2008 – PDK, 6. Hashim Thaçi 2008/2014 – PDK, 7. Isa Mustafa 2014/2017 – LDK. Dominuese qe një parti, ajo PDK. Kurse AAK, ishte sikurse një qeni kur t’ja hedhin kockën, dhe ai kënaqet duke e lëpirë, Isa Mustafa qe nën kthetra të PDK-së. Qytetari këtu vërtetë është i hamendur dhe çfarë pritet në të ardhmen nga kjo? Fillim i ri? Fillim i vjetër me njerëz të vjetër dhe të ri, dhe e tëra kjo ngjan me kapjen e shtetit si okupator e jo çlirues. Si duket qytetari ende nuk po i hap mirë sytë sepse me një premtim të thjeshtë ai futet në lojën e politikës, lojë kuçkash dhe prostitutash është kjo. Një ushtar marine Amerikanë dikur me thoshte: “Më lirë ju kishte kushtuar ta çlironin Kosovën disa marinsa, sesa këta që po thirren në emër të çlirimtarëve”.

Të gjitha partitë kanë diçka të përbashkët: gënjyen vendlindjen e vet, edhe popullin. Në fillim të gjithë deputetët u besuan gënjeshtrave të partive, më vonë ata me plot gëzim parapëlqyen të gënjehen vetë. Gënjeshtra kështu u bë e pistë, rrugë pa fund dhe e tillë duhet gjithmonë të pagëzohet si “rrugë me fillim të ri”. Gjithkush gënjehet, veçanërisht ata që lakmojnë pas pushtetit dhe kanë ambicie me qenë afër. Ata besojnë në fuqitë magjike të partive të vet, kërkojnë aleatë në ndërtimin e rrugë të së ardhmes. Plot truke janë fillimet e fushatave, sepse ndërkohë fillojnë të vizitojnë fabrika, punëtorë, familje të varfër, gra, femra, vetëm ju mungon edhe vizita tek lëvizjet e homoseksualëve ose lesbikëve, edhe këtë e bëjnë nëse është nevojë për marrjen e votës, por kush garanton se ata nuk bëhen homo, ose lesbike? Të gjitha këto i bëjnë nën vrojtimin e kamerave dhe transmetimeve live. E orkestrojnë propagandën mediatike. Mjaftë më me gënjeshtrën, tash duhet të vijë momenti i kthjellimit. Gënjeshtra deri më sot është gëlltitur, por tash e tutje duhet të ndërpritet.

Ata që marrin mandatet për ndërtimin e rrugëve, ngritjen ekonomike, janë të njëjtit, pra po vazhdojnë me shiju frytin e gënjeshtrës duke e ripërsëritur. Ata janë të gjithë deputet, disa nuk arritën të jenë, por asnjëri prej tyre nuk u ngritë të përjashtoj politikën dhe gënjeshtrën, bile me fuqitë e veta, të tregoj se është tejzgjatur dhe është fyese.

Vetë disa deputetë të lëvizjes Vetëvendosje zbuluan që gjithçka është gënjeshtër dhe propagandë, dhe kush i ndaloj ta pengonin politikën e njëjtë në ardhje, edhe ata lakmuan, por kësaj radhe nuk bënë koalicion sepse po peshojnë mirë dërrasën para se të shkelin mbi të. Edhe kësaj i thuhet politikë. Nuk kemi parë asnjë individë deputet të tillë i cili  në mënyrë demonstrative bllokon të gjitha votimet dhe angazhimet në parlament, por vetë të gjithë tentojnë ta marrin pushtetin.

Deputetet ishin, ndoshta prapë do të jenë, tash janë të pushtuar me heshtje, fjalë miradije dhe kanë dal në pozicion të popullit, janë aktor të mirë. Tash sillen si peshqit në akuarium. Valëvitin histerishëm banderola, në arenë hidhet vetëm raca e dëgjueshme, e cila prapë pranon gjithçka për përfitime personale.

Kam një dëshirë në ditën e zgjedhjes: qytetarët në të gjitha qendrat e votimit, t’i presin me shkopinj bejsbolli gjithë kandidatët për deputet, t’i rrahin mirë, se ndoshta vetëm kështu mund të rilind diçka nga ky revolucion i dhunshëm. Këtu është shpëtimi.

SHKARKO APP