Përbërja e kabinetit qeveritar PDK – LDK, cila do jetë

Marrëveshja pritet të finalizohet zyrtarisht me një ceremoni në Parlamentin e Kosovës, e cila do të mbajë nënshkrimet e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas kësaj marrëveshje, LDK do të udhëheq me kryeministrin dhe se kjo parti për herë të parë do të udhëheq me qeverinë e vendit që pas luftës së vitit 1999. Mandatari për formimin e qeverisë përfundimisht do të jetë Isa Mustafa, ndërsa kreu i PDK-së do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të jashtëm.

Ja si do të jetë kabineti qeveritar PDK – LDK:

Isa Mustafa – kryeministër

Hashim Thaçi – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i jashtëm

Muhamet Mustafa – zëvendëskryeministër (LDK)

Edita Tahiri – zëvendëskryeministre (PDK)

Hajredin Kuçi – ministër i Drejtësisë (PDK)

Haki Demolli – ministër i Brendshëm (LDK)

Enver Hoxhaj – ministër për Dialog me Serbinë (PDK)

Bekim Çollaku – ministër për Integrime Evropiane (PDK)

Arsim Bajrami – ministër i Arsimit (PDK)

Memli Krasniqi – ministër i Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (PDK)

Blerand Stavileci – ministër i Bujqësisë (PDK)

Besim Beqaj – ministër i Zhvillimit Ekonomik (PDK)

Abdulla Hoti – ministër i Financave (LDK)

Hikmete Bajrami – ministre e Tregtisë dhe Industrisë (LDK)

Teuta Sahatqija – ministre e Shëndetësisë (LDK)

Kujtim Shala – ministër i Kulturës (LDK)

Lutfi Zharku – ministër i Infrastrukturës (LDK)

Aleksandar Jabllanoviq – minstër i Kthimit nga koalicioni i partive serbe.

SHKARKO APP