Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës takim me Ramën në Beograd

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të takohen nesër në Beograd me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në tri komunat.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare, Jonuz Musliu dhe kryetari i Partisë Demokratike, Nagib Arifi presin që temat e diskutimit të jetë situata politike dhe zhvillimi ekonomik i këtyre tri komunave, si dhe një sërë çështjesh të pazgjidhura me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.

“Nuk janë të listuara temat. Ne presim të flasim për situatën e përgjithshme në Luginën e Preshevës. Mbetet problem mungesa e teksteve në gjuhën shqipe”, tha Musliu cituar nga agjencia serbe e lajmeve Beta, i cili është gjithashtu kreu i Lëvizjes për Progres Demokratik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se ai pritet të diskutohet dhe për tema të tjera të rëndësishme për shqiptarët, dhe se thirrja për të përmbushur udhëzimet e ambasadorit shqiptar në Beograd nga liderët politikë lokalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi pritet të zhvillohet në hotelin “Hajat” rreth orës 15. Pjesë e delegacionit 7 anëtarësh janë: Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Shqipërim Arifi, Ardita Sinani, Florim Sahiti si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?