Përfundon intervistimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku nga Gjykata Speciale në Hagë

Ka përfunduar intervistimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi avokati Artan Qerkini, i cili nuk tregoi nëse Çeku është mbrojtur në heshtje apo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Ora 09:38 – Intervistohet Agim Çeku në Hagë

Sot në zyrat e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të intervistohet ish-kryeministri i Kosovës, Agim Ceku.

Çeku, ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka marrë ftesën për intervistim më 3 gusht.

Marrja në pyetje nga Prokurori i Specializuar do të nisë në Hagë në orën 09:30.

Ai atje është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Çeku ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së.

SHKARKO APP