Përfundon numërimi, LDK fiton në komunën e Junikut

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Junikut. Kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, ka fituar me vetëm 29 vota diferencë.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendro i Zgjedhjeve, Agron Kuqi i AAK-së ka marrë 49.39% të votave apo 1170 vota. Ndërkohë, Shehu ka marrë 50.61% të votave apo 1199 vota.

Kjo komunë është qeverisur nga AAK prej themelimit të saj.

SHKARKO APP